Arrestohen tre persona për vjedhjen e një lope në Suharekë
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhjen e një lope në Suharekë.
Tre të dyshuarit me inicialet J.K., A.M. dhe S.M. dyshohet se më 17 shtator të vitit të kaluar në fshatin Bllac të Suharekës kanë vjedhur një lopë.
Gati një vit pas rastit, më 19.07.2024, Policia pas hetimeve ka arrestuar tre të dyshuarit, pasi tek ta ka gjetur kafshën.
Pas arrestimit të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar pasi që të dyshuarit janë përfshirë edhe në raste të tjera, ndërsa lopa është kthyer tek pronari i saj.