Profili i Instagramit të gruas së Faton Hajrizit vërshohet nga komentet bizare, ofenduese e negative të serbëve
Gruaja e Faton Hajrizit, Liridona Shala, ka postuar foto prekëse të saj me bashkëshortin e saj, tashmë i vrarë nga policia serbe.
Në fotografitë që ka postuar ajo në profilin e saj në “Instagram”, serbët nuk ngurruan të ofendojnë me komente negative, dhe shumë prej tyre bizare e jonjerëzore.
Faton Hajrizi u arratis pas disa javësh nga burgu i Smrekonicës, ku gjatë atyre ditëve nuk dihej vendndodhja e tij. Dje u raportua se Faton Hajrizi u implikua në vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në Llozincë të Serbisë.
Sot gjatë ditës, MPB-ja serbe raportoi se Faton Hajrizi është vrarë, duke shpërndarë fotografi të tij, i shtrirë në tokë. /Lajmi.net/
Pamje të komenteve: