Komuna e Skenderajt anulon koncertin për diasporën për sonte, si shenjë respekti për familjen Hajrizi
Komuna e Skenderajt ka anuluar sot koncertin e organizuar në qendër të qytetit, për nder të mergatës.
Vendimi u mor në shenjë respekti për familjen Hajrizi nga Skenderaj, djali i të cilit, Faton Hajrizi, u vra sot në Loznicë të Serbisë, rreth 40 orë pas vrasjes së një polici serb, të cilën dyshohej se e kreu ai.
Hajrizi ishte në arrati, pasi kishte ikur nga burgu i Smrekonicës.