Mërgimtarë të shumtë rrugës për në Kosovë, pritja tek Dheu i Bardhë deri në një orë

Mërgimtarë të shumtë janë nisur tashmë drejt Kosovës.
E shumë prej këtyre mërgimtarëve zgjedhin që rrugën për në Kosovë ta bëjnë nëpër Serbi.

Në hyrje të Kosovës, në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në një orë.

Kurse në pikën kufitare Merdare pritjet janë më të shkurtra deri në 15 minuta, transmeton lajmi.net.

Ngjashëm situate është edhe në pikën kufitare Muçibabë, deri në 10 minuta.

Duhet përkujtuar që pas situatës së krijuar dje në Serbi, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka apeluar tek qytetarët kosovarë që të mos kalojnë nëpër Serbi.

Pavarësisht kësaj kolona të shumta janë raportuar edhe në hyrje të Serbisë nga Hungaria.

Shumë mërgimtarë morën rrugën për në vendlindje, derisa urojmë që të gjithë të arrijnë mirë

Lexo edhe:  Grabitja që përfundoi me përleshje, mësohet çfarë ndodhi me hajnin që u kap në flagrancë nga drenicasi