Raportohet se u arrestua një person në Bosnjë i lidhur me rastin e vrasjes së policit në Serbi

Një person dyshohet se është arrestuar si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e policit dhe plagosjen e një tjetri.

Personi dyshohet se është arrestuar para pak minutash në zonën kufitare mes Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Arrestimi ka ndodhur në afërsi të Bijelinës, në një restorant në rrugën Raçanska.

Rreth 200 forca policore kanë qenë të përfshira në kapjen e tij.

Kujtojmë se Faton Hajrizi dyshohet se mbrëmë ka vrarë një polic serb dhe e ka plagosur një tjetër.

Lexo edhe:  Matoshi thotë se Amir Rrahmanit duhet t’i merret shiriti i kapitenit pasi tha “Kosova është Kosovë, ose Kosova është Shqipëri”