Se ai ndodhet në Gjermani e ka konfirmuar edhe babi i tij, Mustafë Hajrizi.
Kryefamiljari i Hajrizëve ka treguar se Fatoni ia ka marrë pasaportën vëllait të tij, Artanit, e cila nga autoritet serbe po pretendohet se është gjetur në Loznicë të Serbisë, ku u vra një polic serb.
“Fatoni i ka bërë ato punë, pasaportën e tij (Artanit) ia ka marrë, u shku në Gjermani atje ia ka marrë. Unë jam babai i tij” – ka thënë ai për Nacionalen.
Pyetur se si është marrë kjo pasaportë, Mustafë Hajrizi deklaron se nuk kanë informacione rreth kësaj.
“Jo, jo. Qysh u shku nuk kemi informata, ia ka vjedh, se di hiç cka ka bërë, pasaportën e tij e ka pasë”.
Tutje, ai është shprehur se i biri, Artani, është në Gjermani duke punuar.
“Artani është në Gjermani, t’u punu është që tetë vjet. Po, po (kemi folë me të)”, është deklaruar ai.
Ndryshe, ditë më parë edhe nëna e Fatonit, ka bërë thirrje që djali i saj të paraqitet para drejtësisë, pasi asaj “askush nuk mund t’i ikë”.