Vëllai i Faton Hajrizit dyshohet se vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër

Një zyrtar policor është vrarë në Loznicë të Serbisë në orët e para të së enjtes, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajrizi, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Paparaci përmes burimeve të veta mëson ekskluzivisht se Artani është vëllai i Faton Hajrizit, i cili u arratis nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

Artan Hajrizi sipas burimeve të Paparacit jeton jashtë vendit, konkretisht në Gjermani.

Autori i dyshuar, Artan Hajrizi
Policia tashmë në kërkim të sulmuesit.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Brendshme, Daçiq ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:55, kur zyrtarët policorë, teksa kanë qenë duke kontrolluar makinat në një pikë kontrolli në Lipniçki Shor, e kanë ndaluar një makinë të llojit Mercedes, me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona.

Sipas Ministrisë, njëri prej personave, më pas, ka shtënë me armë duke e goditur zyrtarin policor Nikolla Kërsmanoviq në gjoks, dhe zyrtarin policor Iliq Vjekosllav në shpatull, dhe më pas ka ikur.

Të dy zyrtarët policorë janë transportuar në Spitalin e Lozninës, dhe Kërsmanoviq ka vdekur prej plagëve të marra.

Në operacionet e kërkimit janë përfshirë dronë dhe helikopterë.

Lexo edhe:  FSK-ja përfundon me sukses tri kurse specialistike