Aksidenti me fatalitet në autostradë, personi që vdiq rreth 40-vjeçar – Flasin edhe nga Policia

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë. Viktima, i cili është nga Tetova, është përplasur për vdekje nga një veturë në lëvizje teksa ishte i ndalur në shiritin emergjent.

Vdekja e tij tashmë është konfirmuar nga ekipi mjekësor, teksa Policia dhe Prokurori i Shtetit ndodhen në vendin e ngjarjes.

Sinjali ka mësuar tutje se viktima është i moshës rreth 40-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Kransiqi.

“Rreth orës 20:40 , policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’.
Njoftimit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat nga vendi i ngjarjes (autostradë, kilometri i parë, drejtimi Prishtinë-Lipijan), raportojnë se në aksident janë përfshirë tri vetura.

Dyshohet që si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person ka humbur jetën.

Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e patrullës se autostradës dhe ata të hetimeve të cilët janë duke kryer shikimin dhe procedurat e parapara për vend-ngjarje.”

Sipas informacioneve të para, vetura e viktimës dhe një veturë tjetër kanë qenë të ndalura në autostradë, ndërsa i ndjeri ka qenë jashtë automjetit kur u godit.

Lexo edhe:  Kjo ishte kërkesa e të riut nga Podujeva, që ndërroi jetë sot nga sëmundja e kancerit