“Dritë e diellit”, Meriton Mjekiqi uron djalin për ditëlindje, poston foto me të: Mos harro kurrë që…
Meriton Mjekiqi në një postim në Instagram ka uruar për ditëlindje djalin e tij, Loarin.
Artisti ka ndarë disa foto të ëmbla nga momentet me të, ndërsa në një mesazh i thotë: “Shpirti i babit, Loar! Gëzuar ditëlindjen, dritë e diellit dhe syve të mij. Mos harro kurrë që babi të do”.
Teksa konkurronte në Big Brother Vip 3, Meritoni ndau historinë me djalin e tij që preku zemrat e mijëra shikuesve.
Edhe nëna e Loarit, Egesta e ka uruar me disa fjalë të veçanta, duke e quajtur ‘superhero’