Arrestohet babai, e rrahu vajzën e bëri për spital

Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që e kishte sulmuar vajzën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë / 15.07.2024 – 19:25. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se dyshohet se kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/

Lexo edhe:  Frika nga sulmet ndaj vajzave, nëna Lumnije: “Kur vajza kthehet vonë, dal e pres në rrugë”