Gërmimet arkeologjike në Cernicë të Gjilanit, çojnë drejt zbulimeve të reja historike në Kosovë

Arkeologët kanë nisur gërmimet në lokalitetin arkeologjik në Cernicë të Gjilanit, duke premtuar zbulime të reja dhe të rëndësishme.

Ministri i Turizmit, Hajrulla Çeku përmes një postimi në Facebook thotë se Gradina e Cernicës po konsiderohet një nga vendbanimet e periudhës së hekurit dhe asaj helenistike, që përfshinë periudhën e Mbretërisë Dardane, është tani në qendër të vëmendjes.

Çeku ka theksuar se arkeologjia po trajtohet me prioritet në Kosovë.

“Gradina e Cernicës, bazuar në materialin e zbuluar arkeologjik, përfaqëson njërin nga vendbanimet kryesore të periudhës së hekurit dhe asaj helenistike – periudha e Mbretërisë Dardane, në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Çeku

Lexo edhe:  Zyrtari policor plagos një person në Istog