Kurti paralajmëron kredi investuese për diasporën

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në platformën X ka paralajmëruar nisjen e lëshimit të kredive investuese për diasporën, duke e quajtur si pako të mirëseardhjes.

“Pakoja jonë e mirëseardhjes këtë vit për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë do të përfshijë edhe një dritare garancie kredie, të cilën do ta hapim javën e ardhshme, për të garantuar kredi investuese të diasporës sonë që duan të kthehen dhe të investojnë në vendlindjen e tyre, në Republikën tonë”, ka shkruar Kurti.

Tutje ai ka thënë se ky vendim vjen pasi Qeveria beson se potenciali i rritjes së Kosovës dhe fuqia investuese e diasporës, duhet të shkojnë paralelisht.

Lexo edhe:  Policia gjen armë e municion në shtëpinë e të riut në Malishevë, thotë se i ka trashëgim nga babai i ndjerë