Shtiu me armë zjarri në ahengun familjar – Policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë.

I dyshuari sipas policisë është arrestuar për shkak se gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër, shkruan Insajderi.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gas

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Një burrë 62-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Emergjencë, Policia nis hetimet