Tre persona u lënduan në një aksident në rrugën Skenderaj – Klinë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot rreth orës 19:00.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se aksidenti ndodhi në rrugën Skenderaj – Klinë, konkretisht në fshatin Rakinicë.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura civile”, tha ai.

 

 

Lexo edhe:  E ekzekutoi me 10 plumba në kokë në prani të gruas dhe vajzës, Gjykata merr vendim për të dyshuarin për vrasjen e rëndë në Prizren