Gjendet i vdekur një person në Bjeshkët e Deçanit
Një person ka vdekur në Bjeshkët e Deçanit. Ai është gjetur i vdekur në bjeshkë rreth orës 06:00 të mëngjesit.
Familjarët e kanë raportuar të zhdukur të shtunën në mbrëmje pasi i njderi kishte dalur për të ecur në bjeshkë.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Pejës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës,Fadil Gashi, tha se rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.
“Rasti është lajmëruar mbrëmë në orët e vona nga familjarët se ai kishte dalur edhe nuk ishte kthyer. Menjëherë kërkimi ka nisur nga ekipet e kërkim-shpëtimit, gjegjësisht policia dhe shoqatat që merren me këtë. Pas disa orë kërkimesh, trupi i pajetë i viktimës është gjetur sot rreth orës 6:00 të mëngjesit”, tha ai.
“Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, shtoi Gashi.