Vajza në Prishtinë kapet me njerkën, babai i saj tenton ta rrah – e reja përfundon në strehimore

Konfliket që ndodhin brenda familjeve shpesh herë kapërcejnë muret e shtëpive, duke u dashur kështu intervenimi i organeve të rendit për të zgjidhur telashet.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se tashmë kanë nisur hetimet lidhur me një rast të dhunës në familje që dyshohet se ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Një vajzë ka denoncuar në Polici babain dhe njerkën e saj, me të cilët ka pasur mosmarrëveshje. Sinjali mëson se sipas dëshmisë së saj, ajo është fjalosur me njerkën e saj, e më pas ka ndërhyrë edhe babai i cili ka dashur që ta sulmojë fizikisht.

Përballë kësaj situate, ajo ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku është intervistuar nga hetuesit policorë në prani të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale. Për shkaqe sigurie, e reja është dërguar në strehimore, ndërsa babai i saj është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Mos u nisni drejt pikë kalimeve kufitare me Serbinë pa e lexuar këtë njoftim