Ardhja e mërgimtarëve, fillojnë pritjet në vendkalimet kufitare me Serbinë

Ardhja e mërgimtarëve për pushime në Kosovë ka filluar të krijojë kolona dhe pritje në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të orës 19:05, pritje më të gjata për të hyrë në Kosovë ka në vendkalimet kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë.

Pritje më të gjata janë regjistruar te Dheu i Bardhë, ku po pritet deri në 45 minuta për të hyrë në Kosovë.

Në vendkalimin kufitar në Merdar, bashkatdhetarët po presin 20 deri në 30 minuta për të hyrë në vendin tonë.

Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 10 minuta.

Lexo edhe:  Një shqiptar theret me thikë në Londër – U gjet i vdekur në veturë, policia jep detajet e fundit