Kolona të gjata në Morinë, kosovarët drejt Shqipërisë për ta kaluar fundjavën

Mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në pikën kufitare të Morinës.

Qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdet, por edhe në qytetet e tjera të vendit duke shfrytëzuar kështu temperaturat e larta.

Për të shmangur fluksin e lartë, pala shqiptare ka vënë në dispozicion 6 sportele.

Për mjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë kalimi i kufirit bëhet pa kontrolle sipas procedurës të miratuar për një periudhë nëntë mujore, ndërsa automjetet me targa të huaja i nënshtrohen kontrollit.

Lexo edhe:  U përplasen kryetarët, Lladrovci: Ishalla s’e çon Zoti dikë me më shty ose godit sepse nuk e dimë ku përfundojmë