Përleshje në Pejë, theret me thikë një person

Një person është therur me thikë në qendër të Pejës.

Lajmi u konfirmua për Gazeta Insajderi nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai thotë se policia është në kërkim të dyshuarve.

“Rreth orës 19:30 policia është njoftuar për një rrahje në rrugën Jeton Dedushaj në Pejë, gjatë përleshjes është përdorur mjeti mprehtë thikë, me që rast një person është therr me thikë dhe është dërguar për në spitalin rajonal, gjersa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Në vend të ngjarjes janë njësitë kompetente. Dy të dyshuarit janë të njohur për policinë”, tha Gashi.

Lexo edhe:  Albina dhe Familja Kelmendi ndezin skenën e Eurovisionit