Lajmërohet sërish Faton Hajrizi, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë s’mun me m’kap ti mu
Faton Hajrizi – njeriu që u arratis të shtunën për herën e nëntë nga burgjet e Kosovës i shpallur në kërkim nga Policia është lajmëruar sërish në rrjetin social, TikTok.
Pas ikjes së Hajrizit nga Burgu i Smrekonicës të shtunën e kaluar, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka dhënë fjalë të mëdha, duke thënë se kapja e tij është “çështje orësh”.
Për deklaratat e ministrit, Hajrizi ka një mesazh, që e ka dhënë sot herët live në TikTok, ku ndër të tjera i vë bast Sveçlës se s’mund ta arrestojë.
“A ke punu në furrë a çka osht puna se i kishe do orë të furraxhisë. Nuk mun um kap ti mu, kurrë s’un um kap, o ministër i punëve të kota. Ata të cilët um kishin kap, edhe me marrëveshje, jonë ën Hagë atje, që ua kisha ngu hatrin, jo lepurushat e Vetëvendosjes. Ju njohim mirë kush jeni. Sa për ty, vi midis Prishtinës dhe sguxon me m’dalë hiç, po i shtin qata burra Njësi Speciale jau then krytë.” – thotë ndër të tjera Faton Hajrizi.
Video nga paraqitja e drenicasit: