Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të kemi mot me diell dhe shumë të nxehtë veror. Temperaturat pritet të luhaten nga 18 ajo minimale deri në 37 gradë Celsius ajo maksimale. Në disa vise të larta malore mund të ketë ndonjë zhvillim orëve të pasdites.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror. Temperaturat deri në 40 gradë Celsius në viset më të nxehta, ndërsa pasdite në disa vise malore parashihen disa zhvillime dhe ndonjë rrebesh i shkurtër shiu dhe breshëri.

Për fundjavë na pret mor edhe më i nxehtë, me diell dhe vranësira të pakta lokale. Pasditeve do të ketë zhvillime të vranësirave konvektive në viset malore kryesisht, pak më të theksuara të dielën pasdite dhe në mbrëmje kur mund të kemi freskim afatshkurtër edhe në disa zona të ulëta me ndonjë rrebesh shiu në Kosovë. Temperaturat në Kosovë deri në 38 gradë Ceslius kurse në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore mbi 40 gradë Celsius.

Vapa e madhe verore do të vazhdojë edhe në fillim të javës së re me zhvillime të pakta dhe të izoluara të ndonjë stuhie./

Lexo edhe:  Serbia arreston dy kosovarë në Merdarë, thotë se kishin “arsenal armësh” në veturën me targa RKS