3 të lënduar nga aksidenti i rëndë sot në Broboniq, u angazhua edhe FSK-ja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Broboniq të Mitrovicës sot gjatë ditës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ambulanca, Policia e FSK-ja. Në disa fotografi që janë dërguar në adresë të Jepi zë, shihen pjesëtarë të FSK-së teksa bëjnë kërkime në një pjesë malore.

Nga aksidenti, fatmirësisht nuk është raportuar për viktima.

Siç mëson Jepi zë, kanë mbetur së paku tre të lënduar, por nuk dihet për gjendjen shëndetësore të të aksidentuarve.

Lexo edhe:  Tjetër kërkesë nga amerikanët, Hill: Shtyjeni vendimin për targat për të paktën 1 vit