E dhimbshme: Ky është personi i cili humbi jetën pas vetaksidentit në Ferizaj

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Jezerc të Ferizajt, ku një person ka humbur jetën pasi u vetaksidentua me kamion te vendi i quajtur “Reka e Vogël”, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se personi që humbi jetën nga ky aksident është Rizah Hasani.

Sipas Policisë, shoferi i kamionit kishte humbur kontrollin dhe për pasojë ishte rrokullisur disa metra poshtë rrugës.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt.

Lexo edhe:  Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen