Këta janë dy personat e arrestuar mbrëmë te Rruga B në Prishtinë, e rrahën një 23-vjeçar
mërkurën në mbrëmje, pas një rrahje që ndodhi në Rrugën B në kryeqytet. Për motive akoma të panjohura, të dyshuarit e rrahën një person, pas një konflikti verbal që eskaloi në përleshje, raporton Gazeta Sinjali.
Si rezultat i intervenimit, personat e dyshuar janë prangosur dhe të njëjtit tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personat e ndaluar janë Valon Bejiqi dhe Egzon Syla.
Bejiqi dhe Syla po dyshohen se e kanë sulmuar fizikisht viktimën, një 23-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Ata u kapën nga disa policë civilë, që kërkuan më pas asistencë për ta vënë situatën nën kontroll.
Siç merr vesh Sinjali, i dyshuari Syla ka poseduar edhe një armë zjarri, që e mbante pa leje, që iu sekuestrua në cilësi të provës materiale.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshëm, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë nën dyshimin se të njëjtit për motive të panjohura kanë sulmuar fizikisht viktimën kosovar dhe dëshmitarin kosovar të cilëve u kanë shkaktuar lëndime të lehta. Njësitet policore tek të dyshuarit gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën me karikator dhe 3-fishekë. Pas intervistimit të palëve të përfshira, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”