Aksident me fatalitet në Ferizaj, humb jetën një person

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur para pak minutash në fshatin Jezerc të Ferizajt, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, një person ka humbur jetën – teksa akoma nuk dihen detajet e tjera të rastit.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur njësitë përkatëse të Policisë.

Lexo edhe:  Nga 1 shtatori mbyllen për qarkullim të mjeteve motorike disa rrugë e rrugica në Prishtinë