Arrestohet i dyshuari që theri me thikë një person në Gjilan

Njësiti i hetimeve rajonale në Gjilan sot ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë 37-vjeçarin G.E., i dyshuar për plagosjen e një personi.

G.E dyshohet se më 6 maj, rreth orës 18:20, pas një konflikti fizik, me një mjet të mprehtë kishte therur viktimën në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, për të cilat dhe ka marrë tretman mjekësor.

Lexo edhe:  E mitura mbeti shtatzënë, ky është i arrestuari për dhunim