Policia hap konkurs në veri për zyrtarë policorë nga komunitetet pakicë
Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj nga të gjitha minoritetet.
Sipas policisë, konkursi është hapur për zyrtarë policorë për drejtorinë rajonale të policisë në veri të Kosovës.
“KONKURS: Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet (Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptian, Kroat, Malazez, Maqedonas). Vendi i punës: Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftimin e policisë.
Konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë në veri, policia pati hapur edhe vitin e kaluar, pas dorëheqjes së rreth 500 serbëve që ishin pjesë e Policisë së Kosovës në nëntor të vitit 2022