Kurti bashkë me Pecin në Malishevë: U ba buka e mot-motit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci kanë vizituar një fermer në Malishevë ditën e sotme.
Ka qenë ministri ai që ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook.
“U ba buka e mot-motit”, ka shkruar Peci në fotografinë e publikuar ku shfaqet së bashku me Kurtin, ku dhe kanë veshur bluzat me mbishkrim të veçantë.
Gjatë kësaj vizite, kryeministri Kurti ka hipur edhe në kombajë.