2212 shkurorëzime brenda vitit, kjo është komuna me më së shumti ndarje

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar të dhënat lidhur me numrin e shkurorëzimeve në gjithë Kosovën.

Siç njofton ASK-ja, përgjatë vitit që shkoi janë paraqitur 2 212 shkurorëzime.

Numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në: Prizren (199 raste) ose 9,0 për qind; Prishtinë (185 raste) ose 8,4 për qind; Mitrovicë (165 raste) ose 7,5 për qind, etj.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i dytë me 9,8 për qind, viti i parë me 8,0 për qind dhe viti i katërt me 7,1 për qind e të shkurorëzuarve etj.

Nga të dhënat statistikore, shihet se shkurorëzime (brenda Kosovës), janë regjistruar më shumë në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022.

Lexo edhe:  Salih Sekiraqa është njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë zjarri në Aktash