Nëse e shihni këtë person, lajmërone menjëherë Policinë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person, që dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.
Në njoftimin e Policisë janë bashkëngjitur edhe dy fotografi të personit që po dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.
“I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion për identitetin ose vendndodhjen e këtij personi të dyshuar, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportoj në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për të na ndihmuar të garantojmë sigurinë brenda komunitetit tonë për një shoqëri pa krim.” – thuhet në njoftim.