Ky është personi që e sulmoi policin në Rahovec, u rrah edhe me shoferin që u aksidentua
Konfliktet në trafik janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë në kërcënime serioze e përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë.
Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në Rahovec, ku dy persona u rrahën pasi u përfshinë në një aksident trafiku.
Aksidenti ndodhi në fshatin Brestoc, ku Policia arriti të intervenojë, por hasi në rezistencë nga njëri prej të dyshuarve – i cili edhe e sulmoi një polic.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar për këtë rast është Driton Orllati, rreth 48-vjeçar.
Orllati po dyshohet se ka shpërfillur urdhrat policorë dhe për të mos mbaruar me kaq e ka goditur një zyrtar policor me shqelma.
Njësiti policor u detyrua që ta vë situatën nën kontroll, duke përdorur sprej, si dhe forcën proporcionale për ta prangosur.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe po ashtu i është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.