Rasti tragjik i 26 vjeçarit në Prizren, ky është i arrestuari i dytë

Policia e Kosovës ka arrestuar një tjetër person pas rastit tragjik në Prizren dy ditë më parë, ku një person humbi jetën pasi u ther me thikë nga një person. Ai kishte marrë lëndime të rënda si pasojë e therjes me thikë dhe nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra duke vdekur pas disa orësh në QKUK.

Njësiti i hetimeve rajonale të policisë në Prizren, ka bërë të ditur përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin: H.B (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar shqiptar)

Gazeta Sinjali mëson se i arrestuari i dytë është: Hajrullah Brcanin.

“Arrestimi i tije është bërë me dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast Lëndim i rëndë trupor nga neni 186, pargrafi 5, Moasdhenja e ndihmës neni 188 paragrafi 4 si dhe Moslajmërimi i veprave penale apo kryeseve të tyre neni 378,par.1.pika 1.3,i cili ka ndodhur me datën 06.07.2024, në lagjen Bazhderana në Prizren..I dyshuari është shoqëruar ne SRH-Prizren, ku ne prani te avokatit mbrojtës është intervistuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“I dyshuari ka qenë në dijeni për veprën penale si dhe kryerësin e veprës penale, i njëjti nuk e ka lajmëruar veprën penale si dhe kryesin e saj, po ashtu nuk i ka ofruar ndihme viktimës. Ne lidhje me rastin ne cilësinë e provave materiale është sekuestruar një automjet me targa vendore, pronë e te dyshuarit H.B”, thuhet tutje në njoftim.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar qe i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

Ndryshe, Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë se i dyshuari kryesor që u arrestua për rastin që tronditi Prizrenin është: Enes Enver Ay, rreth 24-vjeçar, shtetas turk.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit