Aktorja gjendet e vdekur në banesën e saj në Prishtinë

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


Bëhet fjalë për aktoren e humorit, Drita Duraku.

Lajmin për vdekjen e Durakut e ka bërë të ditur mikja dhe kolegia e saj, Naime Beqiraj.

“Me nga një gotë vetë m’kujtoni, na thojshe me lotë n’sy, sa herë dëgjojshe që dikush e k’puti këtë jetë Sot po t’përcjellim nga kjo botë Drita Duraku, mikja e mirë, aktore e humorit, njeri i dashtun me zemrën e mbushun atdhe”, shkroi sot Beqiraj në rrjetet sociale.

Ajo njihet më së shumti për rolin e “Nuses së Gostivarit” në njërin nga skeçet.

Lexo edhe:  BE-ja do të vëzhgojë me kujdes zbatimin e liberalizimit të vizave nga Kosova