Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Është raportuar se në banesën e saj ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  Ky është serbi që u vra nga mërgimtari kosovar në Gjermani