Lajm i hidhur për deputetin e Kuvendit të Kosovës, i vdes vëllai
Deputeti tashmë i pavarur, Fatmir Humolli, ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e vëllait të tij.
Naman Humolli nga Lupçi i Poshtëm i Podujevës ka ndërruar jetë, shkruan Jepi zë.
Lajmin e ka bërë të dutur vetë deputeti Humolli përmes një postimi në rrjete sociale.
Postimi i plotë:
Sot, në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë vëllau im i dashur, Namani.
Varrimi bëhet sot në orën 18:00, në varrezat e Humollëve në Lupç të Poshtëm.