Ky është i arrestuari për përleshjen mes disa personave – dy prej tyre u lënduan rëndë, kërkuan ndihmë

Një përleshje mes disa personash ka ndodh dje në Prishtinë, ku për pasojë dy prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa një person është arrestuar nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Në rast janë përfshirë disa persona dhe e gjithë ngjarja ka ndodh derisa ata ishin duke parë njërën nga ndeshjet e kampionatit evropian që u zhvilluan dje.

Zënka ka ndodh pas një mosmarrëveshje të çastit, derisa disa persona i kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë, të cilët kanë marrë lëndime të rënda. Këta të fundit kanë kërkuar edhe ndihmën e mjekut për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore.

Për rastin është arrestuar i dyshuari kryesor, që siç mëson Gazeta Sinjali është: Donat Gashi.

Ky i fundit pas intervistimit nga Policia, me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.

Lexo edhe:  Operohet ish-ushtari i UÇK-së Fatmir Musliu