Vdes pas një operimi në Shkup, nëna e katër fëmijëve nga Mitrovica
Familja e profesorit të njohur nga Mitrovica, Hysen Selaci, ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjares së tyre.
Venera Selaci, nënë e katër fëmijëve nga Mitrovica ka ndërruar jetë në Shkup pas një operimi të cilit nuk ka mundur t’i mbijetojë shkruan Jepi zë.
Lajmin e ka bërë të ditur motra e së ndjerës përmes një postimi në rrjeteve sociale.
Postimi i plotë:
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
Me dhimbje të thellë e me zemër të thyer,ju njoftojmë se dje me 06.07.2024 ndërroj jetë më e dashura motra ime Venera Selaci,duke na lënë përjetësishtë në vuajtje!
Ah…motra ime,kurrë sdo të besoja që do të shkruaja për vdekjen tënde,ma këpute shpirtin…