Këngëtari Valon Shehu i arrestuar për drogë e kishte të ndaluar vozitjen, i konfiskohet vetura

Këngëtari nga Gjakova, Valon Shehu, ka përfunduar të shtunën në prangat e Policisë pasi u kap me drogë.

Zyrtarët policorë i gjetën atij një sasi të drogës, pasi e ndalën për ta gjobitur për kundërvajtje në trafik, për shkak të shkeljes së rregullave.

Policia e ndali Shehun në rrugën “Gasper Karaqi”, për kontroll dhe verifikim, me ç’rast rezultoi se po lëvizte me veturën e tij në kundërshtim të rregullave në trafik.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i njëjti e ka pasur të ndaluar për të qarkulluar me veturë, për çka Policia u detyrua që të veprojë në bazë të ligjit, për t’ia konfiskuar veturën.

Ndaj tij u ndërmorën veprimet e nevojshme nga ana e Policisë dhe më pas u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Lidhur me rastin e drogës, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikoterapie ose analoge”.

Lexo edhe:  Imami i xhamisë në Miradi të Epërme thotë se u sulmua fizikisht nga persona të panjohur