Dagz feston ditëlindjen, mungon urimi i Einxhel
“Big Brother VIP Albania” i nxori si njërin nga çiftet më të dashura për publikun.
Einxhel Shkira dhe DJ Dagz u bënë ballë kritikave dhe paragjykimeve se nuk do të zgjasin bashkë, duke thelluar romancën e tyre.
Dyshja u bë prindër i një djali simpatik të quajtur Trev, shkruan Indeksonline.
E, babai i Trevit, “dj” i njohur, sot feston ditëlindjen e 32-të.
Në mesin e shumë urimeve, askund nuk vihet re ai i partneres së tij, Einxhelit.
Madje, Dagz ka bërë festën e ditëlindjes në lokalin e tij, duke postuar një mori fotografish me mysafirët, por mungon fotografia me Einxhelin.
E ka lënë Einxhel për fund? Apo çifti është duke kaluar ndonjë krizë?! Kjo mbetet të shihet