Çun Lajçi i çon porosi Granit Xhakës para ndeshjes me Anglinë: Merre hakun e Isa Boletinit

Aktori Çun Lajçi, i ka shkruar disa vargje për futbollistin Granit Xhaka para ndeshjes çerekfinale me Anglinë.

Lajçi, ka kërkuar nga Xhaka që të marrë hakun për Isa Boletinin.

Postimi i tij në Facebook:

Gur apo Granit? Cili do t’jesh sonte?

Këte na e dëshmo me kokën e kthjellët e këmbët si era!

Kudo do ti kesh zogjët e shqipës, sepse tani jemi bërë spërkalë gjithandej botës. Tribinat do ti keshë mbase me flamujt helvet por dije se mbas asaj fushe të kuqe me një kryq të bardhë, janë shqiptarët tu me nga një shqipe n’zemër që e duan fitorën tënde dhe të Shaqir Grishës, atij trimit n’telat e sharkisë e t’Jasharit hije rëndë!

– E kuptove se çfarë deshta të të them për dy krahët e shqipes që do të të bëjnë hije sonte!?

– Granit, Shaqir e Jashar! Apo, gur e xherdan e zemër!

Herën e parë të shkrova nga Cyrihu dhe na gëzove me fitore. Tani të jam afrua edhe më shumë! Këtu m’ke në Frankfurt, por jo edhe në Dyzeldorf, n’tribina si mija shqiptarë, se mua xhepat mu kanë shkye duke bartur vitet rrugëve t’atdheut!

Italinë e ktheve mbrapësht dhe qeshe! Qeshu edhe sonte kur t’ma kthesh Inglizin te Mbreti, se njiherë e dikur na e mori arin n’Trepçë, dhe fare s’e pyeti Isë Boletinin!

– Tregoju se je stërnip i tij dhe merrja hakun!

Mos u ngrys dhe mos u përkul se boll e ulem kokën ndër shekuj!

Rri drejt e drejt shyto e shkyje rrjetën i thuej Xherdanit e Jasharit!

Frankfurt, 6 korrik 2024

Lexo edhe:  “Ku e kam dashnorin tem”, reagimi epik i Edonës kur Blero rikthehet për 24 orë në shtëpi