Arratiset për herë të 9 nga burgu Faton Hajrizi, i dënuar për vrasjen e policit rus në Skënderaj

Gjatë ditës së sotme nga nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës është arratisur Faton Hajrizi.

Hajrizi ishte gjithashtu përfitues i vikendit dhe se herën e fundit që ka shfrytëzuar vikendin ishte nga data 01 deri më 03 të këtij muaji.

Lidhur me rastin, deri në përfundim të hetimeve, është suspenduar oficeri i dhomës së vëzhgimit, F.R.

Faton Hajrizi është i dënuar për vrasjen e policit rus të UNMIK-ut dhe se kjo është hera e nëntë që ai arrin të arratiset nga burgjet e Kosovës.

Lexo edhe:  Kurti: Janë shtuar 60 mijë vende pune