Gjermania mposhtet në shtëpi, Spanja vazhdon drejt finales

Mikel Merino është heroi i Spanjës pasi në minutën e 120 të takimit ka realizuar me kokë për ta eliminuar Gjermaninë nikoqire nga Evropiani duke vazhduar drejt gjysmëfinales.

Merino realizoi me kokë pas një harkimi nga Dani Olmo. Kjo ndeshje eliminuese shënoi fundin e karrierës së mesfushorit Toni Kroos, i cili ka thënë se ndeshjet e Evropianit do të jenë të fundit të tij.

Për Spanjën në minutën e 51 realizoi Dani Olmo, teksa Gjermaninë e nxjerri goli i Florian Wirtz në minutën e 89.

Kjo ndeshje u karakterizua me shumë kartonë të verdhë dhe në fund të vazhdimit Dani Carvajal u ndëshkua me karton të kuq.

Spanjës do t’i mungojnë disa lojtar kyç në gjysmëfinale.

Spanja në gjysmëfinale pret fituesen e takimit Portugali – Francë

Lexo edhe:  Stresi nuk e mban dot vetën, i drejtohet Gresës: Ku je nisur me këto provokime