Sarah dhe Dj PM gati për t’u bërë prindër? Çka deklaroi ish-banorja e Big Brother kur u pyet për martesën
Sarah Berishën dhe Dj PM,, i kanë përndjekur gjithnjë pyetje “Kur do martoheni?” dhe “Kur do bëni bebe?”
Sa më shumë ata e mbajnë lidhjen e tyre hermetike, aq më shumë rritet kurioziteti i publikut.
Gjithsesi, disa pikëpyetjeve blogerja u është përgjigjur sot e ftuar në “WakeUp”, ku foli për planet për martesë dhe për fëmijë.
Kështu, ajo zbuloi se dasma është në planet më të largëta dhe se në mendje kanë një bebe fillimisht.
“Nuk e di. Është ndër pyetjet që më bëhet më shumë, kjo dhe për shtatzëninë. Nuk kemi akoma një dasmë në horizont. Në fillim kemi më shumë qejf një bebe, pastaj dasma.”
E pyetur mbi raportin me Dj Pm, Sarah tha se ata jetojnë ende mes Tiranës dhe Prishtinës dhe se nuk kanë vendosur ku do rrinë përfundimisht.
“Ne jetojmë vajtje-ardhje, në ditët e sotme jeta kështu është, jemi gjithë kohën në lëvizje. Rruga 3 orë larg është, nuk na kushton asgjë që ta bëjmë vajtje-ardhje. Por është dhe puna që kemi të dy, unë mund ta bëj kudo, po ashtu dhe PM e ushtron kudo profesionin e tij.”