Iu publikuan bashkëpunimin në mënyrë ilegale, reagon Yll Limani dhe Dhurata Dora
Këngëtari Yll Limani, ka reaguar pasi kënga e tij me Dhurata Dorën u publikua pa dijeninë dhe dëshirën e tyre.
‘’Dhurata Dora a ki sy me pa qe kanga na ka dal’’, ka shkruar Ylli në Instagramin e tij.
E këngëtarja e ka bërë repost, ku ka vendosur një ‘’emoj’’ me lot në sy dhe një zemër.
Nuk dihet ende se kur dyshja do ta publikojnë këngën me videoklip dhe në kanalet e tyre zyrtare.