Grabitja e famshme në Suharekë, ky është i arrestuari

Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga të dyshuarit që ishte i përfshirë në grabitjen e arit në Suharekë.

Bëhet fjalë për Korab Gashin, që ishte në arrati që nga nëntori i vitit të kaluar.

Ai mësohet se është arrestuar sonte rreth orës 21:00

Policia ende nuk ka dhënë detaje për rastin, pavarësisht se është pyetur nga Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit tjerë që gjenden mbrapa grilave janë Bujar Basha, Leotrim Cakolli, Besart Istrefi, të dyshuar për veprën penale “Grabitje” dhe Trim Baraku për “Armëmbajtje pa leje”.

Lexo edhe:  Gjakovari kërkon ndihmën e Policisë, thotë se gruaja po e keqtrajton: M’i dëboi shokët nga shtëpia