Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës rajonal i policisë në Prizren, i cili njoftoi se për rastin kanë nisur hetimin.
“Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML dhe rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes””, tha ai.
Mësohet se viktima është i moshës 44-vjeçare me inicialet H.M.