Policia gjen një çantë me marihuanë në çatinë e një objekti në Gjilan

Policia në Gjilan, në çatinë e një objekti banesor ka gjetur një çantë në të cilën kishte marihuanë.

Në raportin 24 orësh të PK-së thuhet se marihuana ishte e ndarë në paketime, poashtu ishte një peshore elektronike dhe qese të papërdorura.

Substanca e dyshuar është konfiskuar dhe nuk raportohet për të arrestuar.

Njoftimi:

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Rr. Esat Berisha, Gjilan 29.06.2024 – 14:20. Pas marrjes së një informate, njësitë policore në çatinë e një objekti banesor, kanë gjetur një çantë në të cilën kishte substance të dyshuar narkotike të llojit marihuanë të ndara në paketime me peshë prej 184.8 gramë, një peshore elektronike si dhe qese të papërdorura. Substanca e dyshuar është konfiskuar. Nuk raportohet për të arrestuar.

Lexo edhe:  “Mos bo hajgare me popull, të plotësohen kërkesat e grevistëve dhe të nisë mësimi”