Aksident mes tri veturave në Prishtinë, njëra përfundon në bodrumin e një objekti

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Prishtinë, konkretisht në rrugën, “Gazmed Zajmi”.

Nga pamjet që ka siguruar Sinjali, shihet se në aksident janë përfshirë tri vetura, ku njëra ka përfunduar në bodrumin e një objekti.

Ne vendin e ngjarjes ndodhet edhe njësiti i trafikut, si dhe zjarrfikësit.

Për të lënduar ende nuk dihet, ndërkaq Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.

Lexo edhe:  Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në një motel në rrugën Prishtinë – Ferizaj, me të ishte një vajzë 27 vjeçe