BE i vendos afat Serbisë për marrëveshjen me Kosovën dhe sanksioneve ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian po i bën presion presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të mos vonojë vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të ketë vetëm një vit afat që të nënshkruajë një marrëveshje me Kosovën dhe një ditë kohë që t’i vendosë sanksione Rusisë, menjëherë pasi të formohet qeveria e re në krye me Ana Bërnabiqin.

Nëse Bashkimi Evropian vendos për sanksione, hapi i parë do të jetë ndalimi i fluksit të parave në Serbi, pastaj anulimi i Shengenit të bardhë, ndalimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin dhe më pas sanksionet.

Aleksandar Vuçiq shpreson në mbështetjen e Viktor Orbanit për ta bllokuar atë ose përmes Këshillit të BE-së ose përmes Komisionarit Evropian për Fqinjësi dhe Politikë të Zgjerimit, Oliver Varhelji.

Me afrimin e nënshkrimit të marrëveshjes me Prishtinën, shanset që ata të përdorin sanksione janë shumë të vogla, por Parlamenti i BE-së është më i lirë të miratojë një rezolutë që i bën thirrje Komisionit të BE-së dhe Këshillit të BE-së të pezullojnë negociatat dhe në mes të krizën në Ukrainë, ata do të kenë mbështetjen e shumicës së qytetarëve të BE-së, theksojnë ata.

Me fjalë të tjera, shtojnë ata, Vuçiq ka një ditë nga formimi i qeverisë për të vendosur sanksione dhe masa të tjera kufizuese kundër Rusisë dhe Bjellorusisë dhe një vit për të nënshkruar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Prishtinën. Nëse nuk funksionon, pason skenari Tadiç-Merkel dhe e lëshojnë në kullim.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim