Publikohen pamje: Si i fshehën serbët kamerat për të spiunuar

Policia sot në koordinim me AKI’në kanë identifikuar dy lokacione ku kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve, institucioneve të Qeverisë dhe prezencës ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamjet nga gjetja e këtyre kamerave.

Sveçla përmes një postimi në “Facebook” tha se spiunazhit të Serbisë në Republikën e Kosovës do t’i luftojnë me çdo kusht.

“Sot janë identifikuar dhe sekuestruar dy kamera të kamufluara në dy lokacione dhe pajisje të tjera ndihmëse të komunikimit, nga të cilat institucionet e Serbisë kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve, zyrtarëve të institucioneve tona të sigurisë dhe institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në vendin tonë. Koha e kontrollit të veriut të vendit tonë nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë ka përfunduar. Rendi dhe ligji do të mbizotërojnë si çdo kund në Republikën tonë”, shkroi Sveçla.

Lexo edhe:  Ish këngëtarja e njohur e konfirmon se do të hy në ‘Big Brother VIP Kosova’